Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

24 September 2009

VIZITA E DOGANËS SË SHQIPËRISË

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë 24 shtator 2009. – Me datat 23 dhe 24 shtator është duke u zhvilluar një vizitë e Shërbimit Doganor Shqiptar ky delegacion është duke qëndruar në vizitë në Doganën e Kosovës dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës.

Dogana Shqiptare përfaqësohet nga një delegacion i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj, z. Endri Pema me bashkëpunëtor. Takimet dhe vizitat e para u realizuan gjatë ditës së djeshme në pikën doganore të Vermicës ku u diskutuan problemet e përbashkëta si dhe përpjekjet e dyanshme për të luftuar kontrabandën.

Drejtori i përgjithshëm zt. Naim Huruglica prezantojë para doganës shqiptare të arriturat e Doganës së Kosovës gjatë dhjetë viteve të ekzistencës së saj. 

Sot, është mbajtur takimi kryesor në Drejtorinë e Doganës ku temat e diskutimit ishin:

  •   bashkëpunimin doganor dypalësh, 
  •   çështjet fiskale,
  •   inkurajimin e biznesit, dhe
  •   lehtësimin e procedurave doganore.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme delegacioni shqiptar mbajti takime me zëvendës ministrinë për ekonomi dhe financa zt. Bedri Hamza si dhe takimi me përfaqësues të Odës ekonomike Kosovare.

Kjo vizitë shërben për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve të cilat tanimë janë në një nivel të lartë. Të dy palët janë pajtuar për shkëmbimin elektronik të informatave në çështjet e zbatimit të  ligjit për parandalimin e kontrabandës si dhe në përmirësimin e mëtejmë të koordinimit të aktiviteteve.

 

shqip-kos.jpg