Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

06 September 2019

Veturat me kilometra jo të sakta

Prishtinë 6 shtator  2019, Dogana e Kosovës  informon të gjithë qytetarët se është duke hasur në raste kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të tentimit të pagesës më të ulët. Kodi doganor i Kosovës neni 276 pika për shkak të shmangieve në detyrimet doganore aplikon gjoba financiare ndaj personave që i kane paraqitur për zhdoganim veturat.

Gjate javës së kaluar si dhe gjate kësaj jave (26.08.2019 deri 04.09.2019) ka identifikuar 8 raste të veturave (që të gjitha janë penalizuar me rreth 5,000€ gjoba), te cilat janë paraqitur për zhdoganim, ku pas verifikimit të kilometrave, janë identifikuar se kemi te bëjmë me mashtrim në kilometra (kanë deklaruar më shumë kilometra se sa që realisht i ka vetura).

Dogana e Kosovës-Sektorët përkatës do të vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave që do të zhdoganohen prandaj i bëjmë apel te gjithë qytetarëve, që mos të bien pre e personave të pa ndërgjegjshëm, të cilët munden edhe ti ofrojnë ofertat për manipulime të kilometrazhit të veturës, me qëllim shmangieje nga detyrimet doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prapë do ti paguan qytetari që e zhdoganon veturën.

Dogana e Kosovës do të vazhdon drejt misionit te vet, zbatimit të ligjit në fushë veprimtarinë përkatëse .

Dogana Llogo