
Vënia e gurthemelit të pikëkalimit kufitar në Merdarë
Lajme
16 February 2017
Vënia e gurthemelit të pikëkalimit kufitar në Merdarë
Menaxhimi i kufijve sipas standardeve evropiane demonstron përkushtimin e shtetit tonë për integrime evropiane dhe euroatlantike. Republika e Kosovës është ndër shtetet e para të rajonit e cila ka vendosur dhe zbaton politikat e menaxhimit të integruar të kufijve, si një model i avancuar i kontrollit të kufijve, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe për një lëvizje më të lirë për njerëzit, idetë dhe mallrat. Ne po konsolidojmë standardet evropiane në fushën e kontrollit kufitar me gjithë shtetet fqinje, për të rritur sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë. Por edhe më shumë, ne po ndërtojmë vlera shtetërore, të qëndrueshme dhe moderne. Ne po bëjmë progres për të jetësuar vizionin tonë euroatlantik, prandaj presim mbështetjen e merituar për të përshpejtuar integrimin e Kosovës në BE, NATO, OKB dhe institucione tjera relevante.
Vënia e gurthemelit për ndërtimin e pikëkalimit të përhershëm kufitar këtu në Merdarë, është dhurata jonë për ditëlindjen e nëntë të shtetit tonë të ri. Ky është një gur më shumë në themelet e shtetit, sovranitetit dhe prosperitetit.
Ky është rezultat i dialogut të për fqinjësi të mirë dhe paqe që po e zhvillojmë në Bruksel. Është rezultat i Marrëveshjes së IBM-it me të cilën vendosëm kufijtë ndërshtetëror mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjes së fuqishme të SHBA-ve.
Që nga viti 2011 kur e kemi arritur këtë marrëveshje, autoritetet shtetërore kufitare të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë kanë rritur bashkëpunimin me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kufirit, duke përmirësuar dukshëm lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve si dhe duke detektuar dhe penguar dukuritë negative kufitare, në dobi të dyja shteteve.
Me këtë rast dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen e projekteve për ndërtesat e përhershme kufitare përfshirë dhe financimin e tyre, për gjashtë pikëkalimet kufitare.
Projekti i PKK në Merdarë është më i madhi prandaj e kemi nisur të parin. Ky PKK ka rëndësi madhore për infrastrukturën dhe konektivitetin rajonal të shtetit tonë, duke marrë parasysh autostradat dhe korridoret rrugore rajonale që kalojnë përmes tij. Duke marrë parasysh sukseset tona në ndërtimin e infrastrukturës së rrugëve dhe autostradave, infrastruktura moderne e pikëkalimit kufitar në Merdarë që po e fillojmë sot është edhe një sukses i madh i Qeverisë së Kosovës.
Bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe UNOPS-it si partner implementues i përzgjedhur nga BE ka qenë i shkëlqyeshëm për realizimin e projektit, dhe i tillë do të vazhdoj edhe në fazat e ndërtimit. Ne
