
Vazhdon mbështetja për Doganën e Kosovës
Lajme
11 February 2016
Vazhdon mbështetja për Doganën e Kosovës
Prishtinë 9 shkurt 2016 – Sot në ambasadën Italiane në Prishtinë u mbajtë Seminari teknik mbi bashkëpunimin mes doganës dhe biznesit, i zhvilluar përmes projektit të binjakëzimit ku partnerët janë Dogana e Kosovës, Dogana Italiane dhe ajo Franceze. Seminari kishte qëllimin që të informojë komunitetin tregtar mbi mundësit e bashkëpunimit të ofruara dhe të parapara me standardet ndërkombëtare ku temat kryesore të trajtuara ishin:
Statusi i operatorëve ekonomik të autorizuar
Procedurat e thjeshtëzuara
E Drejta e pronësis intelektuale
Hapjen e seminarit e bëri ambasadori Italian në Kosovë z. Ferrarese i cili theksojë se”Komuniteti ndërkombëtar përkrah bashkëpunimin në mes të biznesit dhe administratës publike me qëllim që rritet zhvillimi ekonomik , derisa Dogana e Kosovës është një storie suksesi”.
Nga ana tjetër Këshilltarja e parë e ambasadores franceze në Kosovë z. Moutoumalaya ritheksoj se “Projekti I binjakzimit në mes të tri administratave ka qenë shumë I sukseshëm, si dhe ka prodhuar rezultate konkrete”.
Nga ana e tij z. Rafuna falenderoj qeveritë e dy vendeve si të Francës poashtu edhe asaj Italiane për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar deri tani, derisa ky projekt I implementuar ka prodhuar lehtësira në të bërit biznes.
