
VAZHDON EDHE ME TEJ AKSIONI KUNDËR EKONOMISË JOFOR
Lajme
27 January 2010
VAZHDON EDHE ME TEJ AKSIONI KUNDËR EKONOMISË JOFOR
Prishtinë 27 janar 2010, Dogana e Kosovës është duke ndërmarr aksione të vazhdueshëm për kontrollin e tregut dhe konfiskimin e mallërave të dyshimta. Gjatë dy ditëve të fundit kemi ndërmarr kontrollë ndaj kompanive të ndryshme per verifikim të banderolave në pijet alkoolike, cigare, si dhe verifimkimin e produkteve tjera. Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, ku në këtë aksion njësitë e Doganonës kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike pa banderola, dhe me banderola falso. Po ashtu edhe sasi të pijeve energjike – Red Bul, Cigare, sasi çokolade, etj, të gjitha këto të pa kontrolluara. Mallërat e konfiskuara në këto rajonë janë si në vijim:
- Pije alkoolike me banderola falsë dhe pa banderola ( raki ,verë )
- Birra Heineken
- Çokollatë
- Red Bull –pije energjike
- Cigare
E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre pijeve gjegjësisht, mallërave të kontrabanduara, janë duke vazhduar.
Aksioni i tille ende është duke u zhvilluar përfshirë teritorin e Kosovës, andaj Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara ilegalisht dhe në menyrë të pakontrolluar.