Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

29 January 2010

VAZHDON AKSIONI KUNDËR EKONOMISË JOFORMALE

  Prishtinë 28 janar 2010, Dogana e Kosovës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar aksione për kontrollin e tregut dhe konfiskimin e mallrave ilegale. Gjatë ditës së sotme është ndërmarr  kontroll ndaj  dy kompanive në Graqanicë.   Në aksionin e organizuar sot, me përkrahje edhe nga Policia e Kosovës (TASK Force) u zbuluan dhe konfiskuan mbi 2357 litra pije të ndryshme alkoolike pa banderola (pulla fiskale), prej te cilave verë 1520 litra dhe pije te forta alkoolike 837 litra.   E tërë sasia e zbuluar nuk ka pasur pulla fiskale çka nënkupton që janë produkte ilegale. Mallrat I janë nënshtruar konfiskimit, kurse Dogana e Kosovës ka hapur hetimet ndaj subjekteve tregtare tek te cilat janë gjetur këto pije. Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës qe të mos konsumojnë pije alkoolike pa pulla fiskale,  sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosovës gjithashtu dëmtojnë shëndetin e popullatës, pasi qe janë të prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar.