
VAJI I GJETUR NË FSHATIN STANQIQ NUK ËSHTË VAJ DIS
Lajme
03 September 2008
VAJI I GJETUR NË FSHATIN STANQIQ NUK ËSHTË VAJ DIS
Prishtinë, 3 shtator 2008.- Pas zbulimit të ngarkesës me vaj hidraulik dhe vaj motorik në rrethinën e Vitis, gjegjësisht në afërsi te Fshatit Stanqiq pas shfaqjes së dyshimeve fillestare se kjo ngarkesë mund të përmbante nivele të larta të sulfurit, mostrat nga kjo dërgesë janë dërguar për analiza të hollësishme.
Është pranuar raporti nga laboratori i cili tregon nivel shumë të ultë të sulfurit (në kuadër të standardeve) në këto ngarkesa, respektivisht i përmbahet të gjitha parametrave. Pra, ky rast është një rast klasik i tentim kontrabandimit me qëllim të shmangies nga procedurat doganore standarde.
Bazuar në hetimet e mëvonshme është zbuluar se kjo ngarkese është importuar fillimisht në Kosovë në mënyre të rregullt, por është zëne gjatë tentimit për tu kontrabanduar në Maqedoni sepse vajrat motorike dhe ato hidraulike në Maqedoni i nënshtrohen taksës së akcizës kurse në Kosovë jo.
