Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

05 prill 2014

Te hyra rekord në tre-mujorin e parë të 2014

Drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna sot mbajti një konferencë ku prezantojë punën e Doganës për tre muajt e parë të viti 2014. Është hera e parë që vetëm për tre muaj u mblodhën mbi 167 milion euro.

Z. Rafuna theksojë “Ky është tremujori më i suksesshëm në histori të doganës dhe rezultatet tregojnë se me të vërtet kemi arritur shumë në këta pak muaj.”

Pikat kryesore të konferencës së sotme ishin:

– Reforma e doganës dhe ndikim në biznese dhe të hyra

– Koncepti i kanalit i kaltër, që është një koncept i ri që për herë të parë i ofrohet biznesit si një alternativ.

– Fillimi i kampanjës anti-korrupsion

Krahasimi në mes të vitit 2013 dhe 2014 tregon qartë se kemi rritje të të hyrave me mbi 20 milion euro që në përqindje është afër 14%. Në tremujorin e vitit të kaluar ne kemi mbledhur 147,1 milion euro kurse sivjet arritëm në 167.3 milion euro. Nëse krahasohet me projeksionin e të hyrave për vitin 2014 kemi tejkalim të projeksionit i cili për tre muajt e parë ishte planifikuar 161 milion  kurse ne aktualisht kemi 6,3 milion më shumë pra  167,3 milion euro.

Drejtori i përgjithshëm theksoj se të gjitha taksat shënuan rritje, taksa doganore është rritur me 7.5%, taksa e akcizës ka rritjen më të madhe me 18.6% gjithashtu edhe TVSH-ja ka rritje të mirë prej 6.4%. Duhet të theksohet se e gjithë kjo rritje ka ardhur si rezultat i përmirësimit të kualitetit të zhdoganimeve në aspektin e vlerësimit të mallrave dhe rritje së kontrolleve në të gjitha pikë-kalimet kufitare.

Rritja e kontrolleve ka rezultuar automatikisht me rritjen e numrit të kundërvajtjeve për tre muajt e parë. Pra kemi 339 raste në krahasim me 219 raste vitin e kaluar. Gjithashtu është rritur numri i zbulimeve të veprave penale për tre muaj e parë kemi pasur 31 raste të cilat janë adresuar në prokurorit kompetente.

Përveç rritje së numrit të kundërvajtjeve dhe rasteve penale dogana ka filluar përgatitjen e lehtësirave përmes të ashtuquajturit kanali kaltër që do të ju mundësoj kompanive kalim shumë më të shpejt përmes procedurave doganore me kosto më të ulët.

Në fund të konferencës Dogana e Kosovës nga sot ka futur në funksion linjën e sigurt për thirrje telefonike pa pagesë në numrat 0800 50 095 apo për mesazhe në 50 095 pa pagesë gjithashtu.  Kjo është një linjë e besueshmërisë dhe besoj se qytetarët tanimë do të jenë shumë të sigurt për të raportuar të gjitha fenomenet negative si korrupsioni apo kontrabanda. Të gjitha thirrje do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe ne nuk do të kërkojmë informata lidhur me identitetin e tyre . – tha në fund drejtori i përgjithshëm z. Rafuna. 

DSC04995_-_Copy_1.jpg