
Takohen drejtori i Doganës së Kosovës me Drejtoreshën e përgjithshmë të Doganë së Republikës së Maqedonisë
Lajme
16 September 2016
Takohen drejtori i Doganës së Kosovës me Drejtoreshën e përgjithshmë të Doganë së Republikës së Maqedonisë
Shkup 15 shtator 2016 – Sot në Shkup Drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna me bashkëpuntor takoi drejtoreshën e përgjithshme të Doganës së Maqedonisë znj. Natasha Radeska Krstevska. Ky takim eshte me rendesi te veqant per dy arsye ku fillimisht angazhimi i dy administratave per avancimin e shkëmbimin të të dhenave permes sistemit elektorinik mes te dy administratave me qellim te luftimit te evzaxionit fiskal dhe kontrabandës si dhe krijimin e lehtësirave të mëtejme në qarkullimin e mallrave në mes t dy vendeve tona.
Poashtu është bërë një vlerësim i implemetimit të marrëveshjeve aktuale të lidhura mes kkshtetit të Kosovës dhe republikës së Maqedonisë. Në këtë aspekt konkludimet e përgjithshme ishin se nuk kemi asnjë qështje të hapur apo e cila ka mbetur e pazgjidhur në aspektin e funksionimit të Doganave të dy vendeve.
Të dy drejtorët arritën në konkluzion që të vazhdohet puna e përbashkët ekipore në nivel operativ ashtu që të ndihmohet biznesi në lehtësimin e qarkullimit të mallrave në mes të dy vendeve tona dhe njëkohsisht të shkëmbejmë edhe më tej përvojat e dyanshme.
