
Takimi në mes të drejtorëve të përgjithshëm doganë
Lajme
01 July 2011
Takimi në mes të drejtorëve të përgjithshëm doganë
Prizren 17 qershor 2011 – Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Shqipërisë z. Fatmir Gjymishka me bashkëpunëtor zhvilluan një takim pune në Prizren. Temat e takimit ishin bashkëpunimin doganor dypalësh, çështjet fiskale, inkurajimin e biznesit, dhe lehtësimin e procedurave doganore.
Gjatë takimit u diskutua problemet e përbashkëta si dhe përpjekjet e dyanshme për të luftuar kontrabandën. Në pjesën kryesore të takimit u diskutua intensifikimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim të lehtësimit të qarkullimit tregtar ne mes te dy vendeve si dhe tejkalimi i problemeve praktike. Takimi i karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara.
Pas takimit Drejtori i përgjithshëm z. Huruglica tha: ”Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë në rritje e sipër prandaj është e nevojshme që dy administratat doganore të rrisin bashkëpunimin për ti ofruar tregtisë një ambient të përshtatshëm biznesi”.