
TAKIMI ME DOGANËN E MAQEDONISË
Lajme
15 October 2008
TAKIMI ME DOGANËN E MAQEDONISË
Prishtinë 14 Tetor 2008.- Menaxhmenti i Shërbimit Doganor, respektivisht Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor, gjatë ditës së djeshme ka pritur Drejtorin e Përgjithshëm të doganës së Maqedonisë z. Vanco Kargov, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë në një vizitë pune. Ky takim u mbajt në pikën kufitare të Hanit të Elezit.
Takimi në veçanti ishte i ndërlidhur me çështjet e krijimit të lehtësimeve për qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, është biseduar për bashkëpunimin në fushën e luftimit të kontrabandës, si dhe parandalimin e evazionit të mundshëm fiskal dhe aktiviteteve të ndryshme kriminale.
“Si e arritur kryesore nga kjo mbledhje është marrëveshja për një sistem të avancuar të shkëmbimit të informatave. Me anë të këtij sistemi ne do të jemi në gjendje që bashkërisht, dhe në mënyrë të organizuar të luftojmë krimin e organizuar.”- tha pas takimit z. Naim Huruglica.
Ishte takim shumë konstruktiv në vazhdën e takimeve bashkëpunuese të cilin Dogana e Kosovës e ka me Doganat në regjion dhe përpjekjeve të vazhdueshme që po bëhen në drejtim të lehtësimit të qarkullimit të mallërave dhe njerëzve por edhe në luftimin e dukurive negative.