
Takimi bilateral i drejtorëve të doganave Kosovë- Shqipëri
Lajme
01 April 2019
Takimi bilateral i drejtorëve të doganave Kosovë- Shqipëri
Lehtësimi i procedurave doganore do të ndikojë në rritjen e shkëmbimet tregtar ndërmjet dyja vendeve. Rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy Administratave Doganore të Kosovës dhe Shqipërisë, do të bëjë që niveli i shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve të rritet ndjeshëm. Gjatë një takimi bilateral ndërmjet krerëve të Doganave të dy vendeve, që u organizuar në Korçë, kanë rënë dakord që të rritet bashkëpunimi në disa fusha.
Ish Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë Belinda Ikonomi, tashmë Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa Drejtori i ri i Doganave të Shqipërisë, Arlind Gjokuta, shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej ketë nismë, që tashmë është konkretizuar me projekte të shumta të përbashkëta.
Ky bashkëpunim do të intensifikohet në shkëmbimin e informacionit dhe profileve risku të përbashkëta, si dhe lehtësim të procedurave për operatorët e të dyja vendeve.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, e konsideron ketë bashkëpunim si një lehtësi për biznesin, duke çuar përpara vullnetin e dy Qeverive. Lehtësitë e procedurave në dy sistemet doganore do të ulin, jo vetëm kohën e procesimit për bizneset por edhe reduktimin e kostove për to.
Vullneti i dy administratave doganore është që ndërthurja e dy sistemeve, sidomos në pikën doganore të Kosovës në Durrës dhe në degën doganore të Morinës, të sjellin një qasje ndryshe për sipërmarrjet e të dyja vendeve.
