
Sqarim i opinionit – Lidhur me artikujt e publikuar në portalin Infokusi “Popujt që i shesin gjak Kosovës”
Lajme
24 May 2018
Sqarim i opinionit – Lidhur me artikujt e publikuar në portalin Infokusi “Popujt që i shesin gjak Kosovës”
Të nderuar,
Dogana e Kosovës dje ka parë një artikull të botuar në portalin Infokusi.com ku theksohet se kemi import të gjakut nga vendet e ndryshme në sasi të “konsiderueshme” sipas infokusit e që sasia reale është rreth 2 kg, informatë të cilën portali infokusi e posedon dhe e ka marr të saktë nga dogana por nuk e ka parë të arsyeshme që ta theksoj në artikull. Prap se prap sasia prej 2 kg shndërrohet në sasi të “konsiderueshme”.
Duke mos dashur të vazhdojmë më tutje me këtë artikull Dogana informon opinion se kjo çështje nuk është e vërtet pasi gjatë dy viteve të fundit, importi i ashtuquajturi i gjakut njerëzor është në sasi prej rreth 2 kg dhe atë nuk është gjak njerëzor por tarifohen në këtë pjesë të tarifës doganore, respektivisht ky produkt është (reagensa dhe kalibrator) që përdoren për diagnostikim në aparatura mjekësore si dhe importi i tillë bëhet me leje të agjensionit të barnave dhe është i lejuar me ligj.
Për më shumë shihni tabelën e importeve të këtij produkti dhe kategorizimin e tij, pra emri i sakte i produktit eshte AIA –PACK MULTIANYLATE CONTROL ose CALIBRATOR (mund ta kërkoni në internet për më shumë informata).
Pra nuk ka import të gjakut por të produkteve diagnostikuese me bazë gjaku. Dogana lut të gjitha gazetarët që para publikimit të kërkojnë më shumë informata ashtu që gabimet (keqinformimi) të evitohen.
