Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

28 September 2011

SHKATËRROHEN MALLRAT TË FALSIFIKUARA

Prishtinë 28 shtator Dogana e Kosovës ka bërë shkatërrimin e mallrave të falsifikuara (topa sporti) të markës tregtare “NIKE”.

Me kërkesën e bartësit të së drejtës, në Degën doganore të Vërmicës janë shkatërruar mallrat (topa sporti) të markës tregtare “NIKE”, të konfiskuara nga Dogana e Kosovës, për të cilat është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Sasia e mallit që iu nënshtruar shkatërrimit është 600 copë dhe me vlerë rreth 1500 euro.

Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në Doganën e Kosovës për aplikimin e kërkesës për veprim, me qëllim që të mbrohet biznesi i tyre legal nga konkurrenca e pandershme.

IMG_2270.JPG