Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

29 June 2011

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Prishtinë 29 qershor 2011 – Shkatërrohen mallrat e konfiskuara pasi është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

 Mallrat që do ti nënshtrohen sot procesit të shkatërrimit kryesisht janë tekstil i markës tregtare TIMBERLAND, TOMMY HILFIGER, LACOSTA, dhe veshmbathje sportive, veshje të brendshme dhe topa sporti të markës tregtare PUMA.

Sasia e mallrave që i nënshtrohen shkatërrimit sot është 1743 njësi dhe vlere përreth 50 000 euro.  Këto mallra kryesisht kanë qen me origjinë nga KINA dhe TURQIA. Mallrat shkatërrohen në mbikëqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit janë edhe përfaqësuesit e bartësit  së drejtës.

 Dogana e Kosovës njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

Puma.jpg