Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

22 July 2011

SHKATËRROHEN LOGOT MARKAT TREGTARE, NIKE, PUMA, AD

Prishtinë 22 korrik 2011 – Sot, për herë të parë në Kosovë Dogana shkatërron logot e markave tregtare. Logot e kompanive të mirënjohura NIKE, PUMA dhe ADIDAS, janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Zbulimi i logo-ve është bërë nga oficerët doganor në dy raste, gjatë ekzaminimit të mallrave si dhe  gjatë kontrollimit të udhëtarëve në kanalin e gjelbër në Aeroportin e Prishtinës. Sasia e logove të konfiskuara nga dogana është: 

1. Logo të markës tregtare NIKE 18300 copë

2. Logo të markës tregtare ADIDAS 300 copë

3. Logo të markës tregtare PUMA 200 copë

Me kërkesën e bartësit të së drejtës,  logot do ti nënshtrohen procesit të shkatërrimit. Logot shkatërrohen në mbikëqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit janë edhe përfaqësuesit e bartësit  të së drejtës.

 Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

DSC01549.JPG