Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Konfiskimet

14 July 2011

Shkatërrimi i logove të falsifikuara

Shkatërrohen logot e markave tregtare; NIKE, PUMA dhe ADIDAS,  te konfiskuara nga dogana e Kosovës, për te cilat është konstatuar se shkelin te drejtën e pronësisë intelektuale. 

Me kërkesën e bartësit të së drejtës dhe nën mbikqyrje Doganore janë shkatrruar logot në sasi prej 800 copë.

Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

DSC0152d4.jpg