
SHËRBIMI DOGANOR ZBULON NJË DEPO ME DUHAN TË KONTR
Lajme
17 August 2008
SHËRBIMI DOGANOR ZBULON NJË DEPO ME DUHAN TË KONTR
Prishtinë 17 gusht 2008 – në mbrëmjen e së shtunës (16 gusht 2008) Njësitë e Shërbimit Doganor përmbyllën me sukses aksionin kundër një depo të dyshuar për tregtinë ilegale me cigare të kontrabanduara, në Miradi.
Pas hetimeve të ndërmarra, Dogana ka arritur të zbulojë lokacionin në të cilin strehoheshim cigaret e kontrabanduara. Ky mall kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, me qëllim të shitjes së mëtejme për përfitime duke dëmtuar buxhetin e konsoliduar të Kosovës. Pas bastisjes së kësaj depo është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve të cilat kanë pasur të vendosura pullat fiskale (banderolat) e vendeve të ndryshme (Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë).
Sasia e zbuluar e duhanit është afro 700 kilogram cigare, të llojeve të ndryshme. Gjatë këtij aksioni Dogana është asistuar nga njësitë e Policisë së Kosovës. Kjo sasi është konfiskuar, kurse rasti është proceduar në prokurorinë publike.
Shërbimi Doganor fton të gjithë qytetarët që ta ndihmojnë atë përmes thirrjeve në telefonat 038 500 095 që së bashku të luftojmë evazionin fiskal dhe tregtinë ilegale.