Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

29 July 2008

SHËRBIMI DOGANOR SHPREH KEQ ARDHJEN LIDHUR ME SHKR

Prishtinë, 28 korrik 2008. Shërbimi Doganor me shqetësim ka përcjellë shkrimet e publikuara lidhur me publikimin e raportit të ZAGJ. Ne kemi obligim që të informojmë drejt opinionin e gjerë lidhur me këto shkrime.Me keqardhje vijmë në konkludim se raporti i ZAGJ fillimisht është keqinterpretuar nga disa media të shtypura dhe më pastaj keqkuptuar edhe nga publiku i gjerë. Duhet medoemos të vejmë në dijeni se në bazë të këtij raporti të ZAGJ rezulton që Shërbimi Doganor në vazhdimësi ka bërë përpjekjet dhe ka ndërmarrë veprimet e duhura për zhvillimin dhe plotësimin e standardeve dhe rekomandimeve nga të gjitha institucionet relevante (shih Raportin nga ZAGJ 2007, Pika III. Gjendja lidhur me rekomandimet nga vitet e kaluara).

Po ashtu në këtë raport mund të gjeni në Pikën V. Opinionin e Auditimit, pikë kjo shumë e rëndësishme që për çudinë tonë të gjithë gazetarët e kanë anashkaluar, ku vihet në theks mendimi i Auditorit Gjeneral me ç’rast thuhet:

“Për mendimin tonë, me përjashtim të të gjeturave të cilat i kemi shpalosur më poshtë efekti i të cilave nuk është aq material dhe i përhapur, pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, pozitën financiare të SHDU-së dhe rezultatet e aktiviteteve të saja për vitin në fjalë, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik sipas “Raportimit financiar në bazë të kontabilitetit të parasë së gatshme”. (citat faqe 7, Pika V. Opinioni i Auditimit) 

Ne për hir të së vërtetës para opinionit Kosovarë e kemi për obligim të ftojmë të gjithë të interesuarit të lexojnë raportin e plotë direkt nga faqja e Zyrës së Auditorit Gjeneral.Për më tepër, ne ndjejmë se ky keqinterpretim dhe perceptim i gabueshëm i publikut ndikon negativisht në moralin dhe motivin e të gjithë Oficerëve Doganorë pikërisht tani kur me një angazhim të pashoq, por me një përkrahje të pamjaftueshme nga KFOR dhe SHPK, ata po luftojnë kontrabandën dhe krimin në regjion të Mitrovicës duke mbrojtur kështu shoqërinë kosovare mu në kohën kur Shërbimit Doganor i duhet një përkrahje dhe mirënjohje morale nga të gjithë.

Raporti i plotë i ZAGJ-së:   Shërbimi Doganor 2007