
SHENOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TE DOGANES, DHE F
Lajme
03 September 2012
SHENOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TE DOGANES, DHE F
Hani Elezit 3 shtator 2012-. Sot me një ceremoni të mbajtur në Han të elezit u shënua 13 vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës. Dogana e Kosovës gatë këtyre 13 viteve ka qenë institucioni kryesor i cili ka financuar buxhetin e Kosovës. Nga themelimi e deri tani janë mbledhur afër 6 miliard euro nga taksat kufitare.
Drejtori i përgjithshëm z. Naim Huruglica me këtë rast falënderojë stafin për 13 vite angazhim dhe kontribut të theksuar në ndërtimin e një Dogane moderne, gjithashtu theksoj edhe sfidat e vazhdueshme me të cilat Dogana është dhe vazhdon të ballafaqohet.
Kurse në anën tjetër Ministri i financave z. Bedri Hamza falënderojë oficerët e Doganës për kontributin dhe punën e tyre në ndërtimin e shteti të Kosovës, gjithashtu inkurajoj stafin që të vazhdoj të punoj me përkushtim të theksuar.
Me këtë rast, Dogana përurojë edhe një sistem të ri dhe modern ASYCUDA i cili do të lehtësoj punën e biznesit dhe qarkullimin e mallrave, por njëkohësisht do të ofrojë mundësi për kontrolle sa më efektive dhe të bazuar në praktikat më të mira evropiane.
Fillimin e punës së sistemit të ri kompjuterik e bëri Ministri i Financave z. Bedri Hamza i cili edhe e procesojë një deklaratë doganore në eksportin e mallrave të Kosovës. Ky ishte edhe fillimi i punës për sistemin ASYCUDA, sistem i cili përdoret në pjesën më të madhe të Doganave në botë dhe si i tillë është kompatibil me kërkesat dhe praktikat më të mira evropiane.
Dogana e Kosovës vjel rreth 65%-70% e të hyrave të Buxhetit Kosovës me një mesatare të investimit publik prej 1 cent për çdo 1 euro të mbledhur.