
Shefi i EULEX viziton Hanin e Elezit
Lajme
11 July 2008
Shefi i EULEX viziton Hanin e Elezit
Prishtinë 11 korrik 2008, shefi i misionit të ri ndërkombëtar EULEX Zt. Yves de Kermabon dje (10 korrik 2007) pati një vizitë pune në Hanin e Elezit. Kjo vizitë pati një karakter informues lidhur me punën e degës doganore më të madhe në Kosovë.
Në Han të Elezit Zt. Kermabon u prit nga menaxhmeti i lartë i Shërbimit Doganor në krye me drejtorin e përgjithshëm zt. Naim Huruglica. Udhëheqësja e Degës Doganore znj. Sakibe Nuredine e informoj zt. Kermabon lidhur me të gjitha procedurat e punës në degën dogare të Hanit të Elezit.
Fillimisht zt. Kermabon vizitojë pikën e kontrollit të veturave dhe udhëtarëve, pastaj vizitoj kontrollin detaj të automjeteve. Vizita vazhdojë me procedurat e punës në terminalin doganor si dhe u mbajt prezantimi I skanerit ku zt. Kermabon mori pjesë në skenimin e një kontejneri nga Dogana, gjithashtu u informua edhe me punën e skenerit.
“Sot pash një shërbim profesional dhe të pajisur mirë I cili kontribuon shumë për në buxhetin e Kosovës” tha pas përfundimit të kësaj vizite zt. Kermabon.