Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

01 February 2011

SHEFI I EULEX VIZITON DOGANËN E KOSOVËS

Prishtinë 1 shkurt 2011, shefi i misionit EULEX Zt. Xavier Bout de Marnhac sot në orët e pasditës vizitojë Drejtorin e Doganës së Kosovës. Kjo vizite pati një karakter informues lidhur me punën e Doganës në përgjithësi.
Në Drejtorin e Doganës Zt. de Marnhac u prit nga menaxhmeti I lartë I doganës në krye me drejtorin e përgjithshëm zt. Naim Huruglica. Fillimisht zt. de Marnhac u informua në përgjithësi me punën dhe angazhimin e Doganës së Kosovës në mbledhjen e të hyrave. Vizita vazhdojë me takime të tjera me menaxherët e lartë në Doganë, ku zt. de Marnhac u informua me procedurat e punës në dhe me çështje të tjera të ndërlidhura me sistemin doganor në vend. Gjithashtu zt. de Marnhac takojë edhe komponentën e EULEX-it e cila është e vendosur në Drejtorinë e Doganës.
Në përfundim të vizitës zt. de Marnhac ndalojë tek Qendra Nacionale për Kontrollin e Kufirit që është e vendosur në Doganën e Kosovës. Aty ai u njoftua nga afër me punën dhe rolin që ka kjo qendër në ofrimin e sigurisë dhe monitorimin 24 orësh të të gjitha pikëkalimeve kufitare.