
Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së Kunio Mikuriya viziton Doganën e Kosovës
Lajme
28 April 2023
Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së Kunio Mikuriya viziton Doganën e Kosovës
Prishtinë 28 Prill 2023 në ditën e dytë të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikuriya filloj me vizitën në Drejtorinë e Doganës së Kosovës.
Kjo është vizita e parë e Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së (Organizatës Botërore të Doganave) në Doganën e Kosovës. Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu fillimisht i uroj mirëseardhje dhe theksoj se Dogana e Kosovës respektivisht Republika e Kosovës është e privilegjuar me vizitën historike.
Drejtori i përgjithshëm theksoj “Dogana e Kosovë është mirënjohëse me përkrahjen që na është dhënë në anëtarësimin tonë në ODB. Dogana e Kosovës përmes qasjes që kemi pasur ne OBD dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë kemi përfituar me avancimin e praktikave me të mira”. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm njoftoj Sekretarin lidhur me përmirësim e rezultateve në të hyra, avancimet në fushën e mbrojtjes së shoqërisë dhe avancimin e sistemit të lehtësirave tregtare.
Nga ana tjetër Sekretarit i Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikuriya theksoi “ Jam i lumtur me ju pasi shoh përparim shumë këto vitet e fundit dhe ne do te jemi afër juve qe të ju ofrojmë përkrahje tonë në të gjitha fushat. Isha mjaft i impresionuar nga vizita dje, e sidomos nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të kufirit e cila udhëhiqet nga Dogana në mënyrë të përkryer. Jam krenar me ju sepse keni arritur shumë si një organizatë e re”
Stafi i Doganës prezent patën gjithashtu mundësinë të diskutojnë direkt me Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së lidhur me çështjet e ndryshme doganore. Drejtori i Përgjithshëm së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm vizituan ambientet e punës në Doganën e Kosovës. Pas takimit Drejtori i përgjithshëm dhe Sekretarit i Përgjithshëm i OBD-së mbajtën një konferencë për media. Derisa pasdite do të vizitohet edhe pikë kalimi kufitar i Vërmicës.


