
Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve
Lajme
05 April 2016
Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve
Prishtinë 5 prill 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur të rrit besimin e qytetarëve pasi që çdo ditë jemi duke pranuar më shumë thirrje telefonike. Raporti tremujor i thirrjeve telefonike për të lajmëruar kontrabandë, korrupsionin dhe evazionin fiskal tregon se ka rritje evidente në thirrjet nga ana e qytetarëve. Dogana e Kosovës kthen besimi e qytetarëve duke ngritur performacën dhe inkasimin e të hyrave, deri më sot kemi mbledhur 220,3 milion euro që paraqet 25% më shumë se viti i kaluar që kishte 176,1 milion euro. Në vijim tabela e lajmërimit të rasteve.
Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.
Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org .
