Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

23 May 2016

Rritet besimi i qytetarëve në Doganën e Kosovës

Prishtinë 22 maj 2016 – gjatë vitit 2016, respektivisht gjatë këtyre muajve Dogana suspenduar 8 oficer doganor derisa në procedura disiplinore janë 10 raste të tjera ku subjekt i tyre janë 18 oficerë doganor. Puna e palodhshme dhe angazhimi ka arritur të rris besueshmërinë e qytetarëve, niveli i tanishëm ka tejkaluar vitin e kaluar për 35% më shumë thirrje dhe lajmërime apo 53 informata më shumë.

Sipas thirrjeve dhe informatave kthyese nga këto thirrje kemi diku përafërsisht  85-90 %  të tyre kanë rezultuar si të sakta. Si rezultat i thirrjeve dhe bashkëpunimit me qytetarë  dogana ka zbuluar një mori rastesh të cilat kanë qenë të lidhura me kontrabandë, evazion fiskal si dhe me korrupsion. Derisa natyra e thirrje dhe informatave është dhënë si në vijim:

–          5 raste për telefona të kontrabanduar – të trajtuara

–          26 raste për lojëra te fatit – të trajtuara

–          9 raste për barna – të trajtuara

–          12 raste për duhan të kontrabanduar – të trajtuara

–          2 raste për alkool – të trajtuara

–          6 raste për mallra ushqimore të kontrabanduar – të trajtuara

–          4 raste për neglizhence që ka elemente të korrupsionit dhe sjelljeve të këqija – të trajtuara

–          1 rast për droge – i trajtuar

–          35 ankesa për vonim të kryerjes së procedurave doganore – të trajtuara

–          51  raste të tjera (për institucionet e tjera si AUV dhe Policia e Kosovës)

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

 

totali_2015-2016_903254.jpg