Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Rezultatet e aksionit të përbashkët Doganë – Polici të koduar “QARKU”

Lajme

23 March 2016

Rezultatet e aksionit të përbashkët Doganë – Polici të koduar “QARKU”

 

Prishtinë 22 mars 2016 – Sot që nga orët e para të mëngjesit Dogana dhe Policia e Kosovës kanë nisur një aksion të gjerë në shkallë vendi kundër krimeve financiare dhe krimit të organizuar ku sipas rezultateve janë kapur sasi e konsiderueshme e cigareve dhe janë arrestuar 20 persona.

 

Dogana në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë Speciale kanë ndërmarrë një hetim të gamës së gjerë, pasi që rasti në fjalë edhe është shënjëstruar si një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar. Hetimi ka zgjatur afër gjashtë muaj, ku ka pasur për subjekt afër pesëdhjetë persona të dyshuar që ndër-veprojnë për të mundësuar krimin e organizuar ndërkufitar. Në kuadër të operacionit të koduar QARKU, Dogana e Kosovës me autorizime përkatëse ligjore nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata relevante, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve Tatimore ka organizuar një operacion të gjerë kontrolli në regjionet e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit ku janë bastisur 68 lokacione (depo, dyqane dhe shtëpi private), në këtë operacion kanë marrë pjesë afër 800 zyrtar, prej të cilëve 650 nga Policia e Kosovës dhe pjesa tjetër nga Dogana.

 

Sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale:

 

  • Janë arrestuar 20 persona
  • Janë ngrirë 132 llogarive bankare në posedim të personave të dyshimtë

Si dhe janë sekuestruar:

 

1.      Cigare në sasi të përafërt prej 7 milion fije, me vlerë tregu prej rreth (500.000.00) gjysmë milion Euro.

2.      Barëra të llojeve të ndryshme, përfshirë stimuluesit të llojit VIAGRA rreth 10.000 copë

3.      Para të gatshme në shumën prej 60.600,00 Euro dhe 125.980 Dinar serb

4.      Vetura të përdorura në kryerjen e veprave penale në sasi prej 13 copë.

5.      Para të falsifikuara.

6.      4 armë të shkurta, një pushkë, një AK47 si dhe municion në sasi prej 220 copë.

7.      Video Regjistrues Dixhital.

8.      Llaptop dhe kompjuter në sasi prej 15 copë.

9.      Telefona në sasi prej 20 copë.

10.  Dokumente të ndryshme (fatura, fletore për mbajtjen e shënimeve etj).

 

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

32521_735.jpg