
REKORD NË MBLEDHJEN E TË HYRAVE DITORE
Lajme
09 October 2008
REKORD NË MBLEDHJEN E TË HYRAVE DITORE
Prishtinë 9 Tetor 2008.- Gjatë këtyre 24 orëve raportuese Shërbimi Doganor ka mbledhur të hyra në shifër rekorde (nga taksat e mallërave të importuara) në vlerë prej 2.416.270,36 €.
Në përgjithësi mbledhja e të hyrave nga Dogana gjatë periudhës 9 mujore të vitit 2008 është rritur dhe deri në fund të muajit Shtator dogana ka mbledhur të hyra prej 426,458,087 euro që është 2% mbi planit të realizuar për vitin buxhetor 2008. Dogana beson se deri në fund të vitit 2008 të hyrat e mbledhura do të arrijn afër 600 milion euro. Në krahasim me vitin e kaluar kjo paraqet një rritje të të hyrave, pasi që po në të njëjtën periudhë të vitit 2007 SHD kishte mbledhur 379,583,830 euro. Por nëse merret parasysh të hyrat momentale të grumbulluara nga dogana deri në fund të muajit të 9 (shtator) vërehet një rritje në krahasim me periudhën paraprake të vitit të kaluar, kjo rritje është për 47 milion euro.
Gjithashtu gjate 24 orëve te fundit oficerët e Shërbimit Doganor kanë zbuluar 6 kundërvajtje doganore, ku kontrabandimi ishte i ndërlidhur me cigare dhe naftë si dhe janë konfiskuar 2 automjete.
 Shtator 2008.jpg)