
PREZENTOHET KODI DOGANOR DHE I AKCIZAVE PARA PROKU
Lajme
12 February 2009
PREZENTOHET KODI DOGANOR DHE I AKCIZAVE PARA PROKU
Prishtinë 12 shkurt 2009 – sot në hotel Prishtina, është mbajtur seminar një ditor mes Doganës së Kosovës dhe Prokurisë Shtetërore, me ç’rast është prezantuar Kodi i ri i Doganës dhe i Akcizës. Ndër të gjitha në këtë seminar është diskutuar edhe nevoja për sqarimin e dispozitave dhe kapitujve të procedurës penale te cilat gjenden në këtë ligj, gjithashtu bashkëpunimi mes Doganës së Kosovës dhe Prokurorinë Shtetërore, paraqitja e problemeve si dhe shumë të tjera.
Mes tjerash janë prezantuar raste nga praktika, bashkëpunimi harmonizimi i veprimtarisë në të ardhmen. Po ashtu është prezentuar edhe puna e sektorit të hetuesisë. E gjithë kjo qe për mbrojtjen e buxhetit të konsoliduar të Kosovës.
“Mbajtja e këtij seminari paraqet harmonizimin e qëndrimeve juridike në mes të Prokuriorisë shtetërore dhe Doganës së Kosovës me qëllim të eliminimit të problemeve të mundshme ” theksoi Krye prokurori z. Hilmi Zhitia, ndërsa Drejtori i zbatimit të ligjit të Doganës së Kosovës z.Bahri Berisha deklaroi “ Gjithçka është në nivel, por ka hapësirë ende për përmirësime. Po ashtu e ceku se vetëm gjate vitit 2008 Dogana ka proceduar mbi 60 raste në Prokurorinë përkatëse” Po ashtu në këtë seminar kishte edhe përfaqësues të tjerë nga Dogana si dhe prokurorë rajonal.
