
Presidenti i Republikës vizitojë Doganën e Kosovës
Lajme
04 February 2009
Presidenti i Republikës vizitojë Doganën e Kosovës
Prishtinë 4 shkurt 2009, ora 12:00 Presidenti i Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu vizitoi Doganën e Kosovës me c’rast u prit nga Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica me bashkëpunëtorë. Në këtë takim Presidenti u njoftua me të arriturat e Doganës gjatë vitit 2008 si dhe me planet e Doganës për vitet në vijim. Z. Huruglica paraqiti strategjinë e Doganës për të parandaluar kontrabandën, strategjinë anti-korrupsion, aplikimin e Kodit Doganor të Republikës së Kosovës etj.
Pas takimit Presidenti i Republikës së Kosovës Zt. Sejdiu së bashku me menaxhmentin e lartë vizituan Qendrën operative ku u njoftuan për punën e kësaj qendre. Presidenti aty u n njoftua me procedurat, mbarëvajtjen e punës dhe problematikën ditore. Presidenti shfrytëzoj këtë moment për të biseduar me oficerët kësaj qendre.
Presidenti i Republikës së Kosovës Zt. Sejdiu me kete rast tha “Qëllimi i vizitës së sotme ishte përgëzimi i stafit të Doganës për punën e tyre, Dogana ka një staf profesional i cili garanton një stabilitet. Dogana është institucioni kyç në mbushjen e buxheti të Kosovës”.
Z. President kërkojë nga Dogana e Kosovës që të vazhdojë të “punojë me përkushtim në drejtimin e ndërtimit të institucioneve shtetërore.”
“Ishte një nder i madh për Doganën e Kosovës që ne mesin tonë të kemi Presidentin e Republikës, kjo vizitë është motiv shtesë për të gjithë oficerët doganor pasi që i bën të kuptojë se puna e tyre a palodhur vlerësohet dhe çmohet” tha z. Huruglica, Drejtori i Përgjithshëm.
Në përfundim të vizitës z. Huruglica i dhurojë Presidentit të Republikës një pllake me stemën e re të Doganës së Kosovë.
