Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

08 April 2015

Perfomanca tre mujore

Prishtinë 8 prill 2015 – Dogana e Kosovës sot ka publikuar perfomancën e tremujorit të parë, kjo periudhë gjithashtu përfshin edhe krahasimin  me vitin e kaluar (2014).

Gjatë këtyre tre muajve ka rënie të sasisë së mallrave të importuara, derisa ka një rritje të lehtë të vlerave importuese, kurse me rëndësi të cekët se mbledhja e taksave ka shënuar rritje.

Në përiudhen raportuese 2014 – 2015 për regjimin IM4 (import), pesha neto ka rënë prej ▼88,722,685.51 Kg apo shprehur në përqindje -12.61%. Derisa  taksat e mbledhura janë rritur.

Gjate periudhës raportuese 2014 – 2015 për të gjitha regjimet e importit, taksat kanë shënuar ngritje në shumë prej 3,394,737.06 ose shprehur në përqindje 2.08%. gjatë vitit 2015 kemi mbledhjen e 166,5 milion eurove derisa vitin e kaluar kishim 163,1 milion euro.

Kundërvajtjet doganore gjatë këtij viti kanë arritur në numrin prej 263, duhet të theksohet se numri i kundërvajtje është si rezultat i kontrolleve më të mira dhe efikase, të cilat bazohen në selektimin përmes riskut.

Në aspektin e luftimit të korrupsionit në tre muajt e parë të vitit kemi pasur 15 raste të dyshimta, derisa në procedura disiplinore deri tani kemi 23 oficerë doganor për shkelje të natyrave të ndryshme.

 

 

 

 

Web_690395.png