
Personat me nevoja të veçanta
Personat me nevoja të veçanta
Automjetet për personat me aftësi të kufizuara
Baza ligjore: Kodi Nr. 03/L-109, Doganor dhe i Akcizave Në Kosovë, Aneksi ‘A’ Neni 78, paragrafi 1 dhe 2. Dokumentet e nevojshme
– Vendimin nga organi kompetent apo Komisioni (mendimin e konzoliumit te mjekeve të QKUK-së) që konfirmon vërtetimin e dëmtimit trupor.
– Ne rast se personi është përfitues i pensionit invalidore vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale MPMS.
– Leja e Qarkullimit te automjetit
– Patentë shoferi.
– Atesti nga organi kompetent, që vërteton se automjeti i përshtatet për ngasje personit me nevoja te veçanta.
– deklarate me shkrim se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejte.
Vërejtje: Automjetet e liruara nga detyrimet doganore “Nuk mund të huazohen, të jepen me qira apo të transferohen te personat e tjerë”;
Importet nga organizatat – Karroca, gjësende për persona të hedikepuar
Baza ligjore: Kodi Nr. 03/L-109, Doganor dhe i Akcizave Në Kosovë, Aneksi ‘A’ Neni 76, paragrafi 1, neni 78.
Dokumentet e nevojshme:
– një dokument (Certifikatë) që vërteton statusin e subjektit, organizatës apo entit për ofrim të ndihmës apo asistencës tjetër rehabilituese.
– një deklaratë me shkrim që mallrat e importuara të destinuara vetëm për përdorim, ose për të ofruar ndihmë dhe rehabilitimin falas për persona me aftësi të kufizuara,
– në raste te donacionit Akt dhurimi (origjinal) me referencat mbi titullarin/pranuesin e donacionit, fatura, apo çfarëdo dokumenti tjetër kur dogana e konsideron te nevojshëm.).
-Vërejtje: Ne rastet specifike Dogana mund te kërkoj dokumente shtesë varësisht nga llojet e mallrave te cilat importohen.
a) invalidët e luftës : Automjetet
– leja e qarkullimit te automjetit,
– patentë shoferi,
– kartela e anëtarësisë e UÇK-së
– vërtetim nga Organizata e Veteranëve te Luftës për lirim të automjetit nga dogana.
– vendimin nga Ministria për Pune dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) që vërteton se kërkuesi është përfitues i pensionit invalidor (vendimi te shoqërohet edhe me mendimin e konzoliumit te mjekeve) .
– deklarate me shkrim e nënshkruar nga përfituesi i lirimit që deklaron se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejtë.
Baza ligjore Kodi Nr. 03/L-109, Doganor dhe i Akcizave Në Kosovë, neni 4,Paragrafi 10; KDA Aneksi A: neni 76, paragrafi 1, neni 78, paragrafi 1 pika ‘b’ dhe Neni 134, pargarafi f). Ligji Nr. 04/L-054, neni 1 paragrafi 1.7 dhe neni 6 paragrafi 2 i Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve.
Vërejtje: Automjetet e liruara nga detyrimet doganore “Nuk mund të huazohen, të jepen me qira apo të transferohen te personat e tjerë”;
Mallra për organizata humanitare ose bamirëse; mallra të destinuar për të verbëritë dhe personat tjerë të hendikepuar, karroca, gjësende për persona të hedikepuar
– një dokument (Certifikatë) që vërteton statusin e subjektit, organizatës apo entit për ofrim të ndihmës apo asistencës tjetër rehabilituese.
– një deklaratë me shkrim që mallrat e importuara të destinuara vetëm për përdorim, ose për të ofruar ndihmë dhe rehabilitimin falas për persona me aftësi të kufizuara,
– në raste te donacionit Akt dhurimi (origjinal) me referencat mbi titullarin/pranuesin e donacionit, fatura, apo çfarëdo dokumenti tjetër kur dogana e konsideron te nevojshëm.).
Baza ligjore Kodi Nr. 03/L-109, Doganor dhe i Akcizave Në Kosovë, Aneksi ‘A’ Neni 76, paragrafi 1, neni 78.