Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Limitet në import

Lirimi i përmendur në nenin 45 (1) të Aneksit A të KDA-së për mallrat e shënuara më poshtë zbatohet varësisht nga kufijt sasiorë për udhëtarë, me sa vijon:
a) produkte duhani:
– 200 cigare, ose
– 100 cigarillos (cigare që peshojnë më së shumti 3 gramë secila) ose
– 50 puro ose,
– 250 gramë duhan për tymosje ose,
– Një përzierje proporcionale e këtyre produkteve të ndryshme;
b) alkool dhe pije alkoolike:
– pije të distiluara dhe alkoolike me përbërje alkooli mbi 22%; alkool etilik i pa-denatyralizuar me
përbërje alkooli 70% e mbi: një litër ose
– pije të distiluara alkoolike dhe alkool, si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli, pije tafia, sake apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri ne 22%; verëra shkumëzuese, verëra
likeri: një litër apo një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme dhe
– Vere e pa gazuar: dy litra;
c) parfume: 50 gramë, ose ujë tualeti: 0,25 litra.
– Medikamente mjekësore: sasia e nevojshme që i përgjigjet nevojave personale të udhëtarit.

Lirimet për mallrat e përmendura në paragrafin 1 (a) dhe (b), nuk lejohen për udhëtarët nën moshën 17 vjeçare.