Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

D.D. Vërmica

Pozita Gjeografike:

Dega Doganore Vërmicë është një ndër vendkalimet kufitare të zyrtarizuara ndërkombëtare të Kosovës dhe që shërben si lidhje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë vendkalim kufitar kryhet qarkullimi i udhëtarëve, mallrave, mjeteve transportuese, veturave, si dhe zhdoganimi e kontrollimi i mallrave dhe i udhëtarëve.
Vendkalimi kufitar Vërmicë me pozitën e vetë gjeografike është i vetmi vendkalim kufitar, që shërben për qarkullimin e mallrave komerciale dhe është pika me qarkullimin më të madh të qytetarëve, të cilët shkojnë apo vijnë nga Shqipëria.
Dega doganore e Vermicës gjendet në kilometrin e 18-të nga qyteti i Prizrenit në jug- perëndim të Kosovës.
Më datë 13.07.2005 është përuruar Terminali i ri doganor me siperfaqe prej 5000 m2, në të cilin mund të parkohen 36 maune me mallra, çka e lehtëson në masë të madhe procesin e zhdoganimit të mallrave.
Pjesë përbërëse të D.D.Vermicë, janë edhe vendkalimet kufitare Qafa e Prushit dhe Qafa e Morinës, që gjenden në pjesën përëndimore të qytetit të Gjakovës.
Në këto vendkalime kufitare, kryesisht dominon qarkullimi i udhëtarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Orari i punës në Degën Doganore të Vërmicës:

•    Qarkullimi i udhëtarëve:  00:00 – 24:00.
•    Qarkullimi i mallrave (HYRJET NË TERMINAL): 00-00-24:00

Zhdoganimi i mallrave:  08:00 – 20:00