Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

D.D. Dheu i Bardhë

Dega Doganore Dheu i Bardhë ka filluar të funksionoi nga data 09.04.2001 në atë kohe stafi i përgjithshëm i Degës ishte 12 doganier dhe udhëheqësi i degës, te cilët kanë punuar me orare 24 orësh, kurse sot janë te angazhuar 28 doganier.

Lokacioni

D.D.Dheu i Bardhë  gjendet në vendin e quajtur “Dheu i Bardhe “ që administrohet nga Kuvendi Komunal i Dardanës, ish Kamenica. Gjeografikisht Dega gjendet në aksin rrugorë Gjilan – Bujanovc, 22 km nga Gjilani, 12 km nga Dardana dhe 15 km nga Bujanoci, si dhe 3 km larg kufirit me Serbinë.

Reliefi është kodrinoro –malorë , dhe vija e gjelbër është relativisht e gjatë , më shumë se 85 km ,kufizohet me shumë fshatra të komunës së Bujanocit si; Dobrosin , Breznic, Muhoc,Novo Selle , Ramnabuq të cilat lidhen me Kosovën edhe përmes shumë rrugëve të tjera dytësore .

Orari

Ne bazë të Urdhëresës Administrative të Drejtorit Gjeneral, D.D.Dheu i Bardhë punon 24 orë pa ndërprerë , ndërsa zhdoganimi i mallrave komerciale  bëhet 12 orë në ditë nga ora 08:00-20:00 , ku kryhen të gjitha procedurat doganore që lejon Legjislacioni doganorë në fuqi,ndërsa me procedurë të shkurtë për mallrat që udhëtarët i bartin me vete dhe tejkalojnë limitin e lejuar  zhdoganimi i tyre bëhet 24 ore.