Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

D.D. Aeroporti i Prishtinës

Para arritjes tuaj në Kosovë, ju duhet të vendosni mbi nevojën e deklarimit te gjërave / mallrave në Doganën e Kosovës nëse keni me vete:

  • Mallra të cilat mund të jenë të kufizuara apo ndaluara apo
  • Mallra të cilat i keni blerë jashtë Kosovës
  • Mallra me vlerë më të lartë se lejimet e udhëtarëve në vlerë prej 175 euro
    si dhe nëse keni sasi më të mëdha të lejimeve të produkteve të cigareve,
    alkoolit Mallra për qëllime komerciale, tregtare apo
  • Mallra (gjëra) që i bartni për dikë tjetër apo
  • Para me vlerë prej 10,000 Eur e më shumë.

Ju nuk keni nevojë të deklaroni rrobat tuaja, stolitë personale dhe gjërat higjienike sepse këto konsiderohen si gjëra personale nëse janë për përdorim tuajin personal gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë.

Ju lutem të keni me vete faturat apo dokumente tjera që vërtetojnë vlerën e mallrave që ju i bartni me vete.

Dalja (deklarimi) nëpërmjet kanaleve KUQ / GJELBERT

Çdo person që hynë apo del nga Kosova duhet tu përgjigjet pyetjeve të cilat ia parashtron një oficer doganor i autorizuar në lidhje me bagazhin e tij apo çdo gjë që ai udhëtarë e bart me vete, dhe nëse kërkohet prej tij, të ofrojë bagazhin e tij dhe çdo gjë që ai bart me vete për kontroll.

Pasi të kaloni kontrollin e pasaportave dhe te merrni bagazhin tuaj, ju drejtoheni në daljen nëpërmjet kanaleve të posaçme për dalje të klasifikuara si të gjelbër dhe te kuq.

Nëse keni gjëra dhe para për deklarim ju lutem drejtohuni në kanalin e kuq i cili mban mbishkrimin
“Mallra dhe para për deklarim”, në të kundërtën kaloni në kanalin e gjelbër i cili mban mbishkrimin “ Asgjë për deklarim”.

Nëse nuk jeni i sigurte atëherë përdorni kanalin e kuq për dalje.

Kontrolli i bagazhit

Oficeret doganor mund të kontrollojnë bagazhin e secilit udhëtarë, pa marre parasysh se në cilin kanal gjendeni.

Para kontrollit të bagazhit tuaj ju do tu nënshtroheni disa pyetjeve fillestare nga ana e oficerit doganor të cilave ju duhet tu përgjigjeni me sinqeritetin me të madh të mundshëm.

Mallrat komerciale

Nëse Ju keni me vete mallra komerciale, mallra për shitje në Kosovë ose mallra të cilat ju mund ti përdorni në biznesin tuaj ato mund ti nënshtrohen pagesës së taksës doganore dhe Tatimit në Vlerë të Shtuar (T.V.SH.-se). Ju duhet të deklaroni këto mallra, me rastin e arritjes tuaj te oficeri doganor.

Nëse mallrat që i keni sjellur janë planifikuar të importohen përkohësisht në Kosovë ju duhet të bëni një garancion bankar i cili do mbuloj taksat realisht të pagueshme për vlerën e mallit që e sjellni deri në ri-eksportimin e tyre të serishëm.

Zhdoganimi i mallrave komerciale është i domosdoshëm pa marre parasysh nëse ato barten (sillen) në bagazhin tuaj, nëse i keni dërguar si bagazh pa përcjellje ose i dërgoni ndaras prej jush si kargo.

Të gjitha mallrat komerciale që eksportohen duhet të kryejnë formalitetet doganore para nisjes.

Mallrat komerciale të bartura nga udhëtarët duhet tu nënshtrohen zhdoganimit. Nëse kjo çështje nuk mund të kryhet atë ditë, mallrat do të mbesin nën mbikëqyrje doganore dhe një vërtetim mbi këtë ndalje të përkohshme deri në përfundim të zhdoganimit do të ju lëshohet nga oficeri doganor.