Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Vendimet e Qeverisë për politika fiskale në Import

  • 02 March 2023

    Vendimi Nr. 19-1/2019 i datës 25.10.2019 i cili parasheh reduktimin e normës tatimore nga 18% në 8% për të gjitha mallrat të cilat shfrytëzohen sipas pikës 1 të Shtojcës Nr. 3 të Ligjit nr. 05/L-037 për tatimin mbi vlerën e shtuar.

  • 02 March 2023

    Vendimi Nr. 08/40 i datës 11.04.2018 parasheh lirimin nga tatimi doganor për të gjitha pjesët rezerve për subjektet e regjistruara në ATK si subjekt prodhues (subjektet të cilat posedojnë autorizim për lirim nga tatimi për lëndë të parë) me tatim zero.

  • 02 March 2023

    Vendimi Nr. 07/40 i datës 11.04.2018 parasheh lirimin nga tatimi doganor në import për mallrat (pajisjet e teknologjisë informative) të përcaktuara në shtojcën e këtij vendimi, me tatim zero doganor.

  • 02 March 2023

    Vendimi Nr. 14/07 i datës 06.10.2017 parasheh lirimin nga tatimi doganor, për të gjithë prodhuesit që importojnë vet apo përmes kontraktuesve për: Lëndën e parë që përdoret në prodhim, Gjysme produktet që përdoren në prodhim, Linjat e makinerive prodhuese si dhe Pajisjet e teknologjisë së informacionit.

  • 02 March 2023

    Vendimi Nr.13/07 i datës 06.10.2017 parasheh lirimin nga tatimi i akcizës për të gjithë prodhuesit që importojnë vet apo përmes kontraktuesit, për të gjitha burimet e energjisë të cilat përdoren për qëllime të prodhimit.

  • 02 March 2023

    Vendimi Nr.16/20 i datës 24.03.2015 Norma e tatimit të akcizës për vetura

  • 02 March 2023

    Vendimi Nr. 07/75 i datës 23.05.2012 i cili parasheh shtimin e listës të Aneksit “A” të ligjit Nr. 03/L-2022 për normën e Tatimit të Akcizës në Kosovë – Thasë (qese plastike); Gomat e përdorura dhe Poqët elektrik