
Prodhuesit e vegjël
Prodhuesit e vegjël
1. Në rastin kur personi në Kosovë prodhon gjatë një viti kalendarik jo më shumë se 100 litra (1 hektolitër) të alkoolit 100% të produkteve të alkoolit nga lista e Shtojcës A të bashkangjitur këtij ligji, këto produkte, pas lëshimit për konsum në Kosovë, i nënshtrohen tarifës zero të akcizës dhe
2. Në rastin kur personi në Kosovë gjatë një viti kalendarik prodhon më shumë se 100 litra (1 hektolitër) të alkoolit 100%, por jo më shumë se 1100 litra (11 hektolitra) të produkteve alkoolike nga Shtojca A të bashkangjitur këtij ligji, këto produkte, pas lëshimit për konsum në Kosovë, i nënshtrohen akcizës sipas tarifës vijuese:
2.1. për 100 litrat e para ( 1 hektolitër) të alkoolit 100% aplikohet tarifa zero; dhe
2.2. për më shumë se 100 litra (1 hektolitër), por jo më shumë se 1100 litra (11 hektolitra) aplikohet tarifa njëqind (100) Euro për një (1) hektolitër të alkoolit absolut me përqindje 100% në temperaturën 20°C.
3. Në rastin kur personi në Kosovë gjatë një viti kalendarik prodhon më shumë se 1100 litra (11 hektolitra) të alkoolit me përqindje 100% nga lista e produkteve alkoolike të Shtojcës A të bashkangjitur këtij ligji, ato produkte, pas lëshimit për konsum në Kosovë, i nënshtrohen tarifës së akcizës si në vijim:
3.1. për 100 litrat e para (1 hektolitër) të alkoolit me përqindje 100% aplikohet tarifa zero;
3.2. për më shumë se 100 litra (1 hektolitër), por jo më shumë se 1100 litra (11 hektolitra) aplikohet tarifa (100) Euro për një (1) hektolitër të alkoolit absolut me përqindje prej 100 % në temperaturën 20°C; dhe
3.3. për sasinë më të madhe se 1100 litra (11 hektolitra) aplikohet tarifa e përcaktuar në Shtojcën A të Ligjit për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë.
4. Sipas këtij neni, mallrat do të konsiderohen si të prodhuara në Kosovë dhe, nëse janë importuar në Kosovë, ato do të cilësohen si me prejardhje nga Kosova në bazë të nenit 26 të Kodit Doganor dhe Akcizave Nr. 03/L-109