DPI
Çka konsiderohet mall i falsifikuar ?
Mallrat e falsifikuara janë ato mallra te cilat shkelin nje te drejte te pronësisë industriale. Markat tregtare, dizajnit industriale, patentat etj, te cilat janë regjistruar ne Zyrën e Pronësisë Industriale (ZPI) nuk mund te përdoren pa autorizimin e bartësit te se drejtës. Eksitojnë edhe mallrat pirate, qe konsiderohen mallrat qe shkelin te drejtën e autorit si psh kopjimi ilegal i CD-ve, DVD-ve, programeve kompjuterike etj.
Cilat janë produktet me te prekura nga falsifikimi?
Te gjitha produktet e te gjitha sektorëve ekonomike mund te preken nga falsifikim si :
-veshmbathjet, parfumet,produktet kozmetike, telefonat mobil
-CD, DVD, programet kompjuterike ;
-medikamentet, pijet e ndryshme dhe produktet ushqimore;
-pjesët rezerve për automobila dhe pajisje elektrike etj.
Çfarë pasojash kane mallrat e falsifikuara ?
Pasojat për biznesin e ligjshëm
Mallrat e falsifikuara shkaktojnë dëme te mëdha për bizneset e ligjshme ne vend. Shume kompani te mëdha bëjnë investime serioze për prezantimin sa me te mire te markave te tyre,prandaj falsifikimi i markës e prish imazhin e saj. Edhe përfaqësuesit e autorizuar qe kane bere investime te mëdha, pësojnë humje te mëdha nga mallrat qe falsifikojnë mallrat për te cilat ata kane përfaqësinë ekskluzive.
Pasojat për konsumatorët
Mallrat e falsifikuara mashtrojnë konsumatorin për cilësinë, si dhe në të shumtën e rasteve janë edhe te rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, si psh produktet ushqimore, medikamentet, produktet kozmetike etj
Si mund t’i dallojmë mallrat e falsifikuara nga ato origjinale ?
Disa nga indikatorët qe ju mundësojnë ta dalloni një produkt te falsifikuar nga ai origjinal janë :
– çmimi është shume me i lire ;
– kualiteti dhe paketimi nuk janë te nivelit te njëjtë,
– teksti përmban gabime gjuhësore,
– shpesh nuk ka etiketa dalluese dhe shenja siguruese etj
Mirëpo, çdo dite e me tepër, prodhuesit e mallrave te falsifikuara po prodhojnë mallra te cilat nga pamja e jashtme është tepër vështirë te dallohen nga origjinali.
Cili është roli i Doganës për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale ?
Siç dihet Dogana e Kosovës ne kuadër te misionit fiskal, ekonomik dhe mbrojtjes, përmes instrumenteve ligjore ka për detyre edhe mbrojtjen e te drejtave te pronësisë intelektuale, me qellim te mbrojtjes se biznesit legal nga konkurrenca e pandershme.
Zhvillimi dinamik i tregtisë dhe ekonomisë ne vend, nënshkrimi i marrëveshjeve te shumta multilaterale dhe bilaterale, shkëmbimi i informatave me vendet ne rajon, ofrimi i lehtësirave tregtare dhe doganore, kane krijuar parakushtet për integrimin dhe aderimin e vendit tone ne institucionet relevante ndërkombëtare. E gjithë kjo ne te njëjtën kohe paraqet sfide për Doganën e Kosovës, pasi qe një nder detyrat kryesore është:
-mbrojtja e ambientit të biznesit, të cilët janë mbajtës dhe/ose përdorues të një të drejte të pronësisë intelektuale, nga konkurrenca e pandershme;
– mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit publik, nga mallra të falsifikuara/piratë për pasojat që shkaktojnë;
– kufizimet e mundshme të humbjeve të të ardhurave në buxhetin e shtetit tone, që vinë si pasojë e mallrave që cenojnë një të drejtë të pronësisë intelektuale.
Dogana e Kosovës bazuar në ligjin 03-L/170/2010 dhe udhëzimin Administrativ 07/2010, ka për detyrë, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për mallrat që hyjnë në/ose dalin nga territori I Kosovës, me kërkesë të bartësve të së drejtës/përfaqësuesve ose “ex officio”, dhe administrimin e kërkesave për veprim në kuadër të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.