Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

14 January 2010

PARANDALOHET TENTIM KONTRABANDIMI NË PIKËKALIMIN K




  Pejë 13 Janar 2010- në pikë kalimin kufitar
Kulla Oficerët Doganor zbulojnë sasi të konsiderueshme të cigareve të
kontrabanduara. Automjeti i tipit mercedes përderisa kalonte
këtë pikë kufitare dhe po hynte në Kosovë  është ndalur nga oficeret
doganor për kontroll rutinore. Pas pyetjes se mos ka diqka për të deklaruar,
pala është përgjegj jo. Më pas doganierët filluan me kontroll detale
ku arritën të zbulojnë në ulësen e pasme të veturës sasi të mallit të kontrabanduar,
pas dyshimit se mund të ketë më tepër, ata arritën të zbulojnë edhe në rezervuarin
e derivateve sasi të konsiderueshme, i cili ishte i modifikuar për kotrabandim Sasia e mallit të zbuluar ishte 150 shteka
cigare Monte Carlo, apo 1500 pako.

  I tërë rasti, bashkë me dokumentacionin dhe
mallin e zbuluar i dërgohet sektorit të hetuesisë, për vazhdim të procedurës së
mëtutjeshme.