Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

27 August 2010

PARANDALOHET NJË RAST TENTIM KONTRABANDIMI NE MITR

Prishtinë 27 Gusht 2010- Njësite antikontrabande te Doganës se Kosovës kane parandaluar nje rast  tentim kontrabandimi ne Mitrovice.  Ne aksionin e vazhdueshëm kundër tregtisë  ilegale ne rajonin e Mitrovicës, mbrëmë rreth orës 19:30 ne urën kryesore te veriut, gjate patrullimit Oficeret Doganore ndaluan një veture  me targa vendore  për kontroll rutinore.

Gjate kontrollit oficeret doganore zbuluan te kishte mall te fshehur ne veture. Pas kontrollit detal te veturës është gjetur mall i ndryshëm sanitar i fshehur ne vende te ndryshme te veturës.

Automjeti është përcjell ne terminalin doganore te Mitrovicës për detaje. Pala ne fjale deklaron se malli është blere ne Rep. e Serbisë dhe nuk posedon fature. Meqenëse pala tenton ta fus ne mënyre ilegale mallin ne Kosove, nuk posedonte asnjë dokument përkatës.         

Sasia e mallit:

  •  Dush bateri per lavaman,   117 copë
  •  Ventila                                 550 copë
  •  Pajisle për ujë të ndryshme 150 copë

Malli i zbuluar ndalet dhe iniciohet procedurës për kundërvajtje sipas Kodit Doganor dhe te Akcizave.