
PARANDALOHET NJË RAST KONTRABANDIMI TENTIM TË SHMA
Lajme
13 March 2014
PARANDALOHET NJË RAST KONTRABANDIMI TENTIM TË SHMA
Prishtinë 13 mars 2014 – Në një aksion të zhvilluar Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në rajonin e Ferizaj-it, kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të mallit pa origjinë.
Gjatë kontrollit në një lokal afarist në rajonin e Ferizaj-it, Oficerët Doganor kanë hasur në sasi të konsiderueshme të poçave elektrike, për të cilat pronari nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen apo dëshmi mbi kryerjen e obligimeve Doganore.
Me urdhër të prokurorit Oficerët Doganor kane ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e pronarit, me ç’rast edhe në shtëpi kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të po të njëjtit mall, pa dokumentacion përkatës.
Në këtë rast pala ka tentuar ti shmanget obligimeve të taksave doganore në vlerë mbi 22 mijë €.
Sasia e mallit të zbuluar menjëherë është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, si dhe ndaj palës është hapur procedura e kundërvajtjes.
