
PARANDALOHET KONTRABANDA
Lajme
06 October 2009
PARANDALOHET KONTRABANDA
Mitrovicë 5 tetor 2009, të hënën në rajonin Mitrovicës (afër stacionit të trenave), njësit e doganës kanë ndaluar për kontrollë detale automjetin e tipit Audi 80 me tabela të Kosovës.
Gjatë kontrollimit detal të automjetit të lartpërmendur është zbuluar një sasi e fshehur alkoolit “Rubin” 40% dhe 600 paketime Orbit (8.4 kg). Malli është zbuluar i fshehur në rezervuarin e benzinës (rezervuari i automjetit ishte i prere dhe i modifikuar në mënyrë speciale për kontrabandim të mallit). Automjeti i lartpërmendur kishte të instaluar sistemin e funksionimit me gaz natyror, ndërsa rezervuari i karburantit ishte i dedikuar për kontrabandë të mallrave.
Pas zbulimit pala nuk posedonte asnjë dokumente lidhur me mallin, i njëjti person ishte recidivist në kontrabandim të mallrave në regjionin e Mitrovicës. Tërë sasia e mallit dhe automjeti janë konfiskuar dhe do t’i nënshtrohen procedurës së kundërvajtjes doganore.
Vlen të theksohet se gjatë këtij viti dogana ka parandaluar mbi 400 raste të tentim kontrabandimit dhe vlerësohet se niveli i kontrabandës në përgjithësi është arritur të zvogëlohet në masën prej 80%, dhe deri më tani janë shqiptuar gjoba afro 1 milion euro.
