
Parandalohet kontrabanda në veri
Lajme
19 November 2014
Parandalohet kontrabanda në veri
Jarinje 10 Nëntor 2014 – Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë orëve të vona të mbrëmjes mes 8 dhe 9 nëntor kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të një sasie të duhanit. Oficerët doganor gjatë kontrollimit të një autobusi i cili ishte i mbushur me udhëtar kanë arritur të gjeni sasi të konsiderueshme të cigare të cilat ishim fshehur në pjesët e ndryshme të autobusit.
Sasia e kapur e duhanit ishte afërt 30.000 copë. Kurse llojet e duhanit ishin Marlboro, Parlament, Chesterfield, Montecarlo etj. Tërë sasia është konfiskuar si dhe është shqiptuar gjoba për drejtuesi e autobusit.
Dogana do të vazhdoj me kontrolle të shpeshtuara ashtu që të sigurohet se taksat importuese janë të paguara për të gjitha mallrat të cilat tregtohen në Republikën e Kosovës, prandaj ftojmë qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095.