Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

09 September 2022

Parandalohet kontrabanda në dy raste të ndara

Prishtinë 9 shtator 2022, oficerët doganor kanë parandaluar dy raste të tentim  kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.

Në magjistralen Kaqanik – Ferizaj, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrollë, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar, mirëpo oficerët doganor kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg Mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. 

Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontrollë në një dyqan / Mobil Shop dhe me këtë rast janë gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë.  Telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe  ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Image