
Parandalohet kontrabanda e Telefonave MobilË
Lajme
05 June 2008
Parandalohet kontrabanda e Telefonave MobilË
Prishtinë, 2 maj 2008 – Njësitë e Shërbimit Doganor, respektivisht dega doganore në Vermicë ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të telefonave mobilë të cilët ishin fshehur në pjesën e pasme të një automjeti.
Oficerët e Shërbimit Doganor së bashku me policinë kufitare gjatë ushtrimit të kontrollit në automjetet të cilat vinin në drejtim të Kosovës kanë zbuluar këtë kundërvajtje. Në pjesën e pasme të automjetit (pick-up) është zbuluar një tapiceri e dyfishtë ku edhe kanë qenë këto mallra të padeklaruara në sasi të konsiderueshme.
Më poshtë është dhënë sasia e konfiskuar e telefonave mobilë:
- Nokia 1600 207 copë
- Nokia 1208 136 copë
- Nokia 2610 30 copë
- Nokia 2310 85 copë
- Nokia 1112 12 copë
- Nokia 1200 20 copë
Totali 490 copë
Supozohet se vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është mbi 10.000 euro. Malli është sekuestruar deri në përfundim të procedurës së mëtutjeshme.