Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

05 April 2010

PARANDALOHET KONTRABANDA E REVOLEVE

Mitrovicë, 5 prill 2010, mbrëmë rreth orës 20:00 Dogana e Kosovës parandalojë një tentim kontrabandimi të armëve në regjionin e Mitrovicës.

Vetura e cila barte mallra ilegale drejtohej nga një shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës. Me rastin e ndaljes nga Dogana e Kosovës drejtuesi i automjetit është shprehur se nuk ka asgjë për të deklaruar, kurse oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrollës në derën e pasme te veturës kanë vërejtur se bulonat janë lëvizur si dhe dera ka peshë më të madhe. Pas hapjes janë gjetur revolet e fshehura, kurse i dyshuari është prangosur menjëherë. 

Dogana ka vazhduar me kontroll të automjetit dhe janë zbuluar 7 revole të ndryshme si dhe 2 shishe të mbushura me municion për revole. Gjithashtu ka filluar kontrolli i specializuar me anë të së cilit janë gjetur armatim i futur në rezervuarin e veturës. Dyshohet një sasi tjetër të konsiderueshme e revoleve dhe municionit.

Sasia e municionit si dhe e revoleve që gjendeshin në rezervuar të veturës ende nuk dihet pasi që sot është duke u bërë ç’montimi i automjetit. Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës për procedim të mëtejmë.