Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

11 August 2022

Parandalohet kontrabanda e medikameteve

Prishtinë 11 gusht 2022. Njësit e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.

Në Vërmice, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara. Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit, dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim:

Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë
REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë
REVOLAX FINE with LIDOCAINE – 5 copë
Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako
Xhama me dioptri të ndryshëm

Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Image (5)