
PARANDALOHET KONTRABANDA E ARIT NË HANIN E ELEZIT
Lajme
28 January 2010
PARANDALOHET KONTRABANDA E ARIT NË HANIN E ELEZIT
Hani i Elezit 28 Janar 2010- Në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit, Oficerët Doganor kanë parandaluar sasi të konsiderushme të arit gjatë një tentim kontrabandimi. Automjeti i markës Hundai me targa të Shkupit është ndalur nga oficerët doganor për një kontroll rutinore. Pasi është pyetur se mos kishte diqka për të deklaruar, personi në fjalë, është përgjegjur që nuk ka asgjë. Më pas oficerët filluan kontroll më detale të automjetit dhe udhëtarit, ku në pallton e tij zbuluan se kishte të fshehur sasi të arit. Sasia e arit të zbuluar ishte afro 1 kilogram. E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, si dhe rasti do ti nënshtrohet procedurës së kundërvajtjës doganore.