Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

24 April 2009

PARANDALOHET HYRJA E PAJISJEVE ILEGALE

 

 

 

 

 

 

 

Peja – Kulla 24 prill 2009.- Në një aksion tjetër gjatë ditës se sotme njësite e antikontrabandës së Doganës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi të pajisjeve te ndaluara, respektivisht në Pikë kalimin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi (Kulla).

Rreth orës 14:40, gjatë kontrollës së veturës me targa të Malit të Zi  lloji Golf –III të cilin e ngiste një shtetas i Malit të Zi është hasur ne mall te fshehur (nën ulëset e prapme te automjetit) si në vijim:

 1. Elektro shok – 16 cope
 2. Kabllo kyçëse -17 cope

Malli ne fjale i është dorëzuar Policisë së Kosovës, pas konsultimin me Prokurorinë është  konstatuar se bëhet fjale për vepër Penale  dhe e njëjta i dorëzohet si rast Policisë së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

IMG_0110.jpg