
PARANDALOHEN 20 RASTE TENTIM KONTRABANDE
Lajme
03 September 2010
PARANDALOHEN 20 RASTE TENTIM KONTRABANDE
Prishtinë 3 shtator 2010- Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë anti-kontrabandë, gjatë javës së fundit identifikojnë dhe parandalojnë mallra të ndryshme në tentim kontrabandimit. Gjatë kësaj periudhe njësitë Doganore kanë regjistruar 20 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara janë identifikuar sasi të konsiderueshme të mallrave ushqimore pije joalkoolike, derivate të naftës etj.
Shumica e rasteve te identifikuara, kane ndodhur ne Mitrovice, raste këto ne tentim kontrabandimi. Nder me te shpeshta ishte ajo me derivate te naftës, ku oficeret Doganore ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjate kësaj jave kane konfiskuar rreth 7000 litra nafte. Po ashtu oficeret Doganore ne ketë rajon zbuluar sasi te caktuara te pijeve te gazuara afro 1500 litra. Nder te tjera kishte edhe produkte te ndryshme ushqimore si dhe kafshe te gjalla afër 1000kg.
Po ashtu edhe nëpër pikat tjera kufitare oficerët Doganorë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme, me vlera me të ulëta.
Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra. Dogana e Kosovës është duke e vazhduar me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës.